“Lulin ta puthësh në ballë, Dash Shehin në buzë”- Rama ironizon opozitën: Në 25 prill këta do të marrin jo pushtetin, po Ndoc Rrokun!

Kryeministi Edi Rama është ndalur këtë të enjte në Kavajë, ku prezantoi punët që Partia Socialiste ka bërë në këtë qytet, si dhe prezantoi vizionin e PS për të ardhmen.

Në fjalën e tij, Rama nuk ngurroi të ironizojë kampin opozitar, ku u ndal tek disa nga eksponentët kryesorë të saj.

Rama: Kur dëgjon këta, është që Dash Shehun ta puthësh në buzë.Këta për të na prishur punë, për të na penguar, e rrëzuar, janë të lumtur të shikojnë shqiptarë që vdesin fizikisht nga COVID-i, e sapo diçka merr për mbarë tërbohen, luajnë mendsh fare, e arrijnë në këto tmerre. Lajmi mirë është që gjyshërit e gjyshet as po i pyesin fare po shkojnë masvisht të vaksinohen. Shqipëria sado ata përpiqen ta reagojnë si vendin që të merret fryma, sot ka filluar të buzëqeshë, sepse ne sot kemi marrë armët që e asgjësojnë armikun e padukshëm dhe duan s’duan këta, brenda majit arrijmë të paktën gjysmë milioni të vaksinuar, do e lehtësojmë sezonin turistik, do vaksinojmë stafet e hoteleve dhe do u themi turisteve që hajdeni këtu sepse jeni të mbrojtur.

Duan s’duan këta, shqiptarët do ë vijojnë në rrugën që kemi nisur, e s’do e ndërpresim vaksinimin se Luli do të bëhet dhëndër, nuk e ndërpresim rindërtimin, se Mona, Iliri dhe Saliu duan të bëjnë Lulin dhëndër. Këta do të marrin jo pushtetin, do të marrin Ndoc Rrokun me 25 prill. Do e marrin nga shqiptarët nga Veriu në Jug, nga Lindja në Perëndim, kush bën shqiptarët për budallenj, e paguan shumë rëndë faturën. Flasin këta për program, ai nuk është program, ka qenë e njëjta gjë siç ka qenë gjithmonë, një menu, kush ta ha ta hajë. Shkojnë tek Sheshi Nënë Tereza me makina, pse shkuan, gjase që ishin me makinë dhe s’ka COVID.

Ata e kafshojnë sapunin fort dhe thonë që është kaçkavalli më i mirë që kemi ngrënë. Por janë pak, janë pakicë dhe do ë mbeten. Ne do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka, nëse Shqipëria ka dështuar në ndonjë rast, ka dështuar sepse kemi qenë të paduruar, sepse kemi dashur t’i bëjmë gjërat sa hap e mbyll sytë. Nuk bëhet dot Shqipëria që duam, nëse ne nuk kemi durim, punë pa pushim. Nuk i fitojmë kombet, luftrat e mëdha nëse nuk fitojnë çdo ditë betejat e vogla hap pas hapi. Sot është koha të vendosim pa tifozllik. Merrini këto dyqanet, këtu ka biznesmen të vegjël që janë socialistë demokratë, pa parti, të gjithë e kanë taksën zero, e kanë sot. Të gjithë sa shihni, e kanë TVSH zero, poshtë zeros, mund t’ua çojë Luli, por jo taksën e TVSH, por biznesin.

Ne i themi që deri më 2029 ju nuk do të paguani asnjë taksë. Për çdo e votoni Saliun, nuk ju pëlqejnë çitjanet e Ramës, vishni ca të doni, unë i kam për vete, shyqyr që ia kemi arritur kësaj dite, e s’jemi në komunizëm, sot vishet secili si të dojë. S’të pëlqen veshja e tjetrit, kthe kokën nga ana tjetër dhe ndiq Saliun, por për punën tënde ndiq Edi Ramën, sepse kur e merr një gomar për të ngarkuar dru, se sheh nga ngjyra, por e sheh i mbajnë apo jo këmbët. Kur merr një murator, i thua je pishtar demokracie, apo komunist, jo merr një komunist dhe i thua eh komunist ma vendos mirë.

Demokratët kur shkojnë e bëjnë vaksinat, nuk i thonë infermieres, je me ne apo Edi Ramën, por vazhdojnë punën. Tani, nëse këta këtu, votojnë Lulin, ai e ka thënë qartë do të sjellim taksën e thjeshtë, nga zero do bëhet 9%, është njësoj për të gjithë dhe e ha kush është më i vogël. Të mëdhenjtë fitojnë të vegjlit e hanë, ia vlen Luli, të paguash taksë, të heqësh lekët nga buka e shtëpisë, e Luli të fle gjumë në kryeministri. Nëse e doni kaq shumë, futeni në dyqan, e merreni të fle aty. Kush merr sot deri në 400 mijë lekë rrogë, në janar 2022 s’do të paguajnë tatim-fitimin. Pishtarët që marrin 400 mijë lekë janë të gatshëm t’i japin taksë Lulit, që të fle në kryeministri, ai e bë gjumin top kudo që ta lesh, hiq kamerat e ke në gjumë, fle ku të dojë. E ke merak”, tha kryeministri. Këtu s’është Luli, ata ta puthësh në ballë, sepse buzët ia lamë Dashit për sot, këtu është Mediu, Saliu, Iliri, Mona, e pastaj, Idrizi, Dulja. I keni parë në TV, del Idrizi me sytë e kuq, ai del sepse fle në gjumë deri në 2, por njerëzit mendojnë se ky do të vrasë kushedi sa grekë. Ndërsa del Dulja me vetullat e ngritura, e janë të dy bashkë, të dy bashkë bëjnë 99-ç. Për Nard Ndokën e kemi hallall, të paktën është filozof.

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *