“Lulzim Basha ka qenë dhe mbetet miku im!”- Eduard Halimi zbulon bisedën e telefonike me ish-kreun e PD para dorëheqjes: Ishte një ditë jo e mirë për mua, por i thashë…






eduardh Halimi-1Ish-ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi ka zbuluar bisedën telefonike me Lulzim Bashën pas vendimit të tij për të dhënë dorëheqje nga Partia Demokratike. Halimi thekson se Basha ka qenë dhe do mbetet miku dhe shoku i tij në PD, ndërkohë që dorëheqjen e tij e cilëson si ndër ditët jo të mira.

Por Halimi mes të tjerash thekson se dorëheqja e tij ishte vendimi i duhur.Doreheqjet e kryetarit te Partise kane qene dite jo te mira per mua ne keto 30 vjet. E telefonova vone ne darke Lulzim Bashen per ti thene se eshte vendimi i duhur. Sepse jam i bindur se pavarësisht emocionit kjo eshte ajo qe e ben familjen tone te madhe, te bashkuar, larg gjuhës se përçarjes, dhunes verbale, inateve e sharjeve. Kjo ka ndodhur edhe ne partite si motra, ne Austri, Gjermani, France, Itali, ne te djathten britanike e ne çdo parti si moter europiane. Ato kane kaluar momente edhe me dramatike se ky i yni ne proceset e largimit te kryetareve.

Keshtu ka ndodhur dhe atje, pas momenteve dramatike jane ngritur per tu bere edhe me te medha dhe per te udhehequr Europen sic po ben edhe sot duke treguar se vijojne te ngelen forca me e madhe dhe me fantastike politike”, thekson Halimi.

Statusi i plotë i Eduard Halimit

Per Partine Demokratike, familjen tone fantastike dhe pak fjale per Lulzim Bashen!

Partia Demokratike u be familja ime e dyte qe prej dites kur votova 30 vjet me pare ne Godinen 7-8 te Qytetit Studenti dhe vrapuam me Shpetimin, Xhelalin dhe Bledin (shoket e dhomes) drejt sheshit Skenderbej!

Ajo ishte dita me e bukur e Shqipërisë. Ajo ishte dita me e bukur e familjes sone politike. Ajo ishte dita kur familja jone ishte aq e madhe. Dita kur ndihesha kaq krenar qe doja aq shume te perqafoja gjithkend qe ndodhej aty edhe pse nuk arrija ti afrohesha podiumit por ngela aty pas kulles se Sahatit duke pare, degjuar e brohoritur!

Ne keto 30 vjet si ne cdo shtepi, edhe ne kemi patur ditet e mira e te keqija. Mua me eshte dhene mundesia ti afrohem podiumit, te ngjitem ne te, te zbres serish vete e ta shoh serish nga jashte. Te shoh grindjet, te degjoj sherret brenda saj, shkarkimet, largimet, doreheqjet, skenat dhe prapaskenat. Te degjoj ata qe e donin apo ata qe e shanin deri tek lista e shtepise, por kurre ne asnje moment te jetes sime nuk me keni degjuar te flas keq per familjen time politike. Nuk kam folur kurre jashte per ate qe ndodh brenda dhe serish nuk dua te flas. Nuk di nese ma kane mesuar apo keshtu jam rritur.

Atje brenda edhe une kam ditet e mia te mira, te keqija, te humbjeve, fitoreve, merzive, merive, debateve. Por kurre nuk i kam nxjerre jashte, sepse nje force politike e mban te bashkuar perkushtimi ndaj saj, deshira per ta pare me mire, te bashkuar, konkuruese fituese, dhe padyshim e mban te bashkuar mekanizmat qe prodhon lidershipi i saj.  Prej 4 vjetesh une drejtoj nje kompani ligjore me ekipin fantastik qe kam patur ne krah ne keta 25 te jetes profesionale. I jam perkushtuar asaj qe di te bej mire, profesionit tim.

Nuk kam folur ne publik per politiken dhe ate qe ndodh brenda nesh per shkak te profesionit dhe serish neser e ne vijim nuk do flas me, por sot dua te flas pak per te gjithe miqte e mi te organizates politike, antare, me funksione, pa funksione, brenda godines, jashte saj, te perjashtuar, pezulluar, e mbi te gjithe per ata qe jane merzitur kaq shume njelloj si une ne gjithe keto muajt e fundit. Kam qendruar me shume me ata qe kane qene te merzitur dhe kam folur me pak ose aspak me ata qe kane merzitur pjesen tjeter.  Te dashur miq, antare te thjeshte te familjes sone politike, ju qe keni mbushur sheshet, sakrifikoni gjithshka ne keto 30 vjet! Ju qe jeni merzitur, kaq shume me ate qe po ndodh brenda nesh!

Sot Partia jone e 22 marsit 2022 nuk eshte ajo e para 30 viteve. Bota ndryshon, edhe ne ndryshojme (atehere isha 20 tani po mbush 50) por dashuria per forcen tone ngelet padyshim e njejte.  Ne kemi nje familje politike fantastike. Nuk jemi si partite e tjera! Jemi pjese e organizates me te bukur politike ne Europe, familjes se Partive Popullore Europiane. Dhe une do ta dua PD cdo dite e me shume sa me shume ti ngjaje PPE. Kjo ishte ajo qe na bente aq shume ne 22 marsin e 1992, ta benin organizaten tone politike pjese te familjes Europiane.

Une e di qe te gjithe ne jemi te merzitur me ate po ndodh aty brenda. Keto kane qene momentet me kritike. Jam merzitur padyshim dhe une çdo here qe Partia jone eshte bere me e vogel. Kur kam qene ne vendimarje kurre nuk kam votuar per te larguar dike, pavarsisht nese e kam dashur ose jo. Kam shpenzuar me shume kohe me ata qe ishin te merzitur se nuk ishin pjese e forumeve ne 2013 apo 2017. Do doja te ishim me shume ne 2021.

U merzita edhe me shume me gjithshka qe ndodhi gjate 2021 me vendimet qe lidershipi morri. Fola me ta, degjova, u mundova te beja dicka dhe padyshim qe u trishtova teksa shihja sesi familja ime po thermohej cdo dite e me shume. Degjova dhe lexova kaq shume fyerje, sharje, urrejtje, energji negative, por nuk fola ne publik. Nuk u perfshiva kurre me ata qe shanin me shume antaret e shtepise se tyre se kundershtaret politike, qe shanin femijet, grate, nenat e motrat e njerezve te organizates sone politike! Bera ate qe di te bej me mire, avokatin. I thashe se jam prane tyre ne momentet kritike, dhe i qendrova me prane atyre qe kishin nevoje me shume sepse dikush tjeter i perjashtoi, shau, shtyu e peshtyu.

Doreheqjet e kryetarit te Partise kane qene dite jo te mira per mua ne keto 30 vjet. E telefonova vone ne darke Lulzim Bashen per ti thene se eshte vendimi i duhur. Sepse jam i bindur se pavarsisht emocionit kjo eshte ajo qe e ben familjen tone te madhe, te bashkuar, larg gjuhes se percarjes, dhunes verbale, inateve e sharjeve. Kjo ka ndodhur edhe ne partite si motra, ne Austri, Gjermani, France, Itali, ne te djathten britanike e ne cdo parti si moter europiane. Ato kane kaluar momente edhe me dramatike se ky i yni ne proceset e largimit te kryetareve.

Keshtu ka ndodhur dhe atje, pas momenteve dramatike jane ngritur per tu bere edhe me te medha dhe per te udhehequr Europen sic po ben edhe sot duke treguar se vijojne te ngelen forca me e madhe dhe me fantastike politike.

Lulzim Basha ka qene dhe mbetet miku im, shoku im brenda forces sone politike, me te mirat dhe te keqijat e vendimeve te veta ne keto 8 vjet. Dje nuk ishte nje dite e mire per Lulzim Bashen. Disa nga ata qe i qendruan me prane deri dje e nxiten, pergezuan, lavderuan, deliruan, ne “vendimin e jetes” sic e quan vete ai, u munduan te hedhin gurin e fundit.

Kam debatuar edhe une me Lulin, por dje nuk ishte dita per te kujtuar asgje nga ato. Ai dje beri aktin politik qe nje drejtues i organizates do duhej ta bente. Beri ate qe duhej dhe ndodh ne partite tona si motra, anembane Europes.

Une e di qe shume nga ne, jashte dhe brenda, do thonin se duhej ta kishte bere jo dje, por pardje, para nje muaji, gjashte, 10 etj. Por vendimet personale ne politike bejne diferencen per nje lider.

Ne ate post qe ai mbajti per 8 vjet ka marre shume vendime. Vendimi eshte padyshim ajo qe ben diferencen per nje lider. Dhe ai kishte mundesine dhe fatin e jashtezakonshem te drejtonte dhe merrte vendime ne emer te forces me te madhe te opozites. Ia kam thene kete para 8 viteve ne nje dite jo te mire per te, kur ishim vetem, qe ai ma kujtoi para nje viti pak para zgjedhjeve.

Por te gjithe ne duam qe lideri te marre vendime qe ta cojne PD drejt fitores. Nuk i zija bese syve tek lexoja para disa muajsh nje deklarate te dikujt ulur ne karigen prane tij qe i thoshte : “nuk ka rendesi nese PD, do behej me madhe, do behej me forte, do behej fituese, por e rendesishme ishte qe Basha te mbahej mend se kishte marre vendime historike perjashtuese!!” Ajo qe lexova, ajo mendesi e ekipit te tij nuk ishte vetem tronditese. Pastaj qendrimi i javes se kaluar nga i njejti per doreheqje e Lulzim Bashes nuk ishte fare i cuditeshem per mua. Atehere i shkrova Lulzim Bashes.

Por nuk fola ne publik. Nuk e shava, as ate dhe askend, sepse isha dhe jam i bindur se deklarata te tilla jane thike pas shpine Partise Demokratike, dhe antareve te saj. Kurre nuk do votoja nje lider qe u thote antareve le mos vijme kurre ne pushtet, te rrije sa te doje kundershtari yne politik, por mjafton te nxjerrim jashte shtepise ata qe nuk duam apo kemi inate. Une nuk ua heq dot helmin qe disa kane ne stomak, por di te them se nxjerrja e tij nuk e ndihmon kurre PD.

Te dashur miq,

30 vjet me pare, familja jone ishte aq e madhe, sepse ajo aspironte te behej vete dhe po ashtu te bente pjese gjithe Shqiperine ne familjes se madhe Europiane. Prej muajsh PD eshte ne momente kritike. Ajo qe po ndodh tek ne ketu ne Shqiperi, ka ndodhur edhe tek partite tona si motra, shembujt jane te shumte ne keto 30 vjet edhe per ta. Per tia dale edhe ne si ata, duhet te shohim pertej gardhit tone te urrejtjes dhe perjashtimit, por te ndjekim modelet e tyre te ringritjes dhe bashkimit. Nese ne ndjekim modelet e tyre ne mund tia dalim!

Me te gjithe cka ndodhi brenda nesh, PD ngelet familja jone, ajo qe na mban aty brenda, pavarsisht momenteve kritike, dites dhe nates, puneve qe merremi jashte politikes aktive, apo brenda saj, jashte vendimarjes apo brenda saj, ajo qe na rrit na con tek fitorja nuk eshte urrejtja, helmi, sharja, por eshte bashkimi dhe lidershipi qe na inspiron nepermjet nje procesi demokratik, njelloj si partite motra te PPE pa perjashtuar asnje as Paloken, as Flamurin, as Gazin e as Joriden, dhe sigurisht as Bashen dhe as Berishen.

(True leaders don’t create only folloëers, THEY CREATE MORE LEADERS)

Sot eshte nje dite e rendesishme per PD, dita kur ajo ishte familja me e madhe dhe me fantastike! Une nuk ka folur per politike keto 4 vjet dhe serish neser nuk do flas duke vijuar me profesionin tim qe kam zgjedhur me vullnet dhe pasion, por doja te percillja kete mesazh ne kete dite te rendesishme te 22 marsit, per tju kerkuar te ndalim sa me shpejt, sulmet, urretjen percarjen brenda nesh dhe te perpiqemi ta bejme PD te madhe serish, duke zgjedhur liderin qe do e beje serish po aq te madhe!

Gëzuar 22 marsin ditën më të bukur per Partine Demokratike, familjen tone fantastike!

Perqafime te gjitheve Eduard

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.