Lulzim Basha krahason Berishën me Vuçiçin dhe Dodikun: PD nuk funksionon me struktura paralele! Partia s’mund të mbajë mbi shpinë hallet e tij








berishabashaKryetari i opozitës, Lulzim Basha mësohet se gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura të Kryesisë së PD-së ka deklaruar se ai nuk ka kryer asnjë shkelje të statutit të Partisë Demokratike.

Veç vendimit për të mbledhur një Kuvend Kombëtar më datën 18 Dhjetor, Lulzim Basha mësohet se është shprehur se Sali Berisha kërkon të krijojë struktura paralele në PD.

Sipas tij, këto struktura i kërkon Vuçiç në dhe Dodiku, ndërkohë që ka shtuar se Sali Berisha duhet të përballet i vetëm me Departamentin Amerikanë të Shtetit.

“E nisin betejën me gjoja unë paskam shkelur statutin dhe askush nuk mund te thotë cilën pike te statutit kam shkelur, sepse nuk ka, dhe vazhdon duke dhunuar statutin dhe çdo institucion te PD dhe mbi te gjitha duke fyer dhe poshtëruar anëtarësinë, madje edhe ata që besuan tek lëvizja e tij.

PD nuk mund te funksionoje me struktura paralele. Vetëm Vuçiç në Kosove kërkon struktura paralele dhe Dodiku ne Bosnje.

Zoti Berisha duhet te përballej vete me Departamentin Amerikan të Shtetit. Ashtu siç premtoi fillimisht ne mënyre te përsëritur. Pa e përfshire PD dhe Grupin Parlamentar te PD.

Çfarë po kërkon Seli Berisha sot:

-PD të dalë kundër SHBA!

-PD të kthehet në mburoje te interesave personale të Sali Berishës!

– Izolimin e PD nga SHBA sepse nuk ka asnjë dyshim se partneret nuk do te bashkëpunojnë me një organizëm që ka aktiv brenda vetes një individ të shpallur ‘non grata’ për korrupsion nga SHBA, pavarësisht se çfarë pretendon zoti Berisha.

Partia Demokratike nuk mund të mbajë më mbi shpinë hallet e zotit Berisha. Hallet e tij janë të tij, jo të PD”, mësohet të jetë shprehur Basha.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.