“Lulzim Basha, lider i thyer”/ Ish-kryeministri Berisha: U përpoqa që të ngjitej si lider, por…Si i ekzekutoi politikisht eksponentët e PD-së





Lideri historik i të djathtës, Sali Berisha në turin e takimeve të tij ka sulmuar kreun e PD-së, Lulzim Basha, duke e konsideruar si një lider të thyer.

sali berisha

Në fjalën e tij para mbështetësve, ish-kryeministri u shpreh se është përpjekur që Lulzim Bashën ta bëjë një lider, por këtë gjë nuk e ka realizuar.

Sali Berisha thotë se Basha ekzekutoi politikisht eksponentët e PD-së, teksa i referohet listës së deputetëve në vitin 2017.

Berisha është shprehur edhe kundër marrëveshjes Rama-Basha në maj të 2017.

“Vitet 2019-2021 kam bërë gjithçka për lartësimin e tij, për ta patur fitimtar PD, por ama kompanisë së huaj që punonte për fitoren tonë i kam thënë zotëri, meqë po më pyesni po ju them: Zotëria është lider i thyer, ata u tërhoqën. E ka thyer veten. Si e theu veten? E theu veten sepse kur bëri listat në 2017 i ekzekutoi politikisht eksponentë e PD me pritë, pa u thënë asnjë fjalë, e morën vesh nga radiot se nuk janë në lista.

Kjo ka ndodhur. E dyta, më e keqe se kjo, u bë një marrëveshje. Ju të gjithë dyshuat tek marrëveshje. Pas javës së parë fillon Edi Rama: “Luli është djali i mirë, unë qeverisë më të.” Ilir Metës i vranë barkun e bënë me 21 deputetë.

Ne zbritëm me rezultatin më të dobët në PD, më të dobëtin se 1997.

U përpoqa që të ngjitet si lider. 4 muaj para zgjedhjeve i them se ai nuk është ngjitur. Të lartësojmë partinë dhe të ecim. Nuk i fitojmë zgjedhjet me të.

Dilte me një kamionçinë, nuk e di ku e kishte bërë. Dilte me 19% besim tek zgjedhësit. A është PD në situatë kritike? Më kritike se kurrë, është p[ara një alternative të rëndë. Ne jemi këtu për tu betuar, për shpëtimin e saj”, tha ndër të tjera Sali Berisha.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *