Lulzim Basha rikonfirmohet në krye të PD-së, vjen reagimi i parë i Agron Shehajt: Mirënjohje për ata që besuan te….






Ish-kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Agron Shehaj të hënën pak orë pas daljes zyrtare të rezultatit zgjedhor ka falënderuar të gjithë demokratët që e votuan, vëzhguesit dhe ekipin e tij.

agron

Përmes një shënimi të shkurtër në Facebook, Shehaj ka preferuar t’i shmanget pranimit të rezultatit, ndërsa bën me dije se do jetë i pranishëm në orën 22:00 në emisionin “Opinion” në Tv Klan.

Ju falenderoj me gjithë zemër të gjithë ju demokratëve që më votuat. Ju jam mirënjohës juve dhe gjithë qytetarëve që më besuan dhe më mbështetën për të sjellë një frymë dhe qasje të re në politikë. Ndihem pafund mirënjohës ndaj vëzhguesve dhe ekipit që punoi me mua këto tre javë. Më ndiqni sot në Opinion, 22.00!”, shkruan ai.

agroni

Për të tretën herë radhazi Lulzim Basha mori besimin e demokratëve për t’i drejtuar edhe për katër vitet në vijim si kryetar i kësaj force politike. Në garën për kreun e ri të partisë, Basha mori mbi 32 mijë e 882 vota, thënë ndryshe ai  votëbesua nga 81% e anëtarësisë.

Rezultatet rendisin të dytin në zgjedhjet e së dielës deputetin e sapozgjedhur në qarkun e Tiranës, Agron Shehaj me 6038 vota. Pas tij, me 983 vota u rendit e vetmja kandidate grua në garën për kreun e ri të Partisë Demokratike, Edit Harxhi.

Ndërsa rivali tjetër i Lulzim Bashës në zgjedhje, anëtari i kryesisë Fatbardh Kadilli arriti të marrë 781 vota.Të dielën në kutitë e votimit u drejtuan i 41 mijë E 97 anëtarë të Partisë Demokratike, ose thënë ndryshe rreth 54.7% e tyre morën pjesë në zgjedhje për kreun e ri të kësaj force politike.

Pas mbylljes së numërimit, i vetmi kandidat në garë që pranoi rezultatin, pavarësisht se e cilësoi të pabarabartë që në nisje këtë proces ishte Fatbardh Kadilli.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *