Lulzim Basha shpallet zyrtarisht fitues i zgjedhjeve për kreun e ri të PD. Ja sa vota morën rivalët e tij







Lulzim Basha është shpallur zyrtarisht fitues i garës për kreun e ri të Partisë Demokratike. Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në PD, Jemin Gjana në një dalje për mediat nga selia blu ka bërë të ditur edhe rezultatet përfundimtare të votimit.  

jemin gjana

Basha ka arritur që të sigurojë  32882 vota, duke u pasuar nga kandidati tjetër, Agron Shehaj me 6038 vota. Me pas u rendit Edit Harxhi, ndërsa Fatbardh Kadilli mori vetem 781 vota.

“Bazuar në të dhënat zyrtare të 76 proceverbaleve, rezulton se kanë votuar 41097 anëtarë. Vota të pavlefshme kanë rezultuar 413. Të vlefshme janë 40684 vota.

Të ndara sipas kandidatëve, për Fatbardh Kadillin kane votuar 781 anëtare, për Edit Harxhin 983 anetare, per Agron Shehaj 6038 anëtarë dhe per Lulzim Bashen 32882 anëtarë“, tha Gjana.

Gjana u shpreh se kutitë e votimit u hapën në prani të komisionit dhe procesverbalet jane firmosur nga te gjithë përfaqësuesit e kandidateve.

“Misioni zgjedhor i PD sapo ka përmbyllur procesverbalin e deklarimit të rezultatit përfundimtar zyrtar. Kemi administruar 76 kuti në të gjithë vendin. Në prani të komisionit janë hapur një e nga një kutitë. Nga procesverbalet, rezulton që në të gjitha rastet komisionerët kanë firmosur dhe përfaqësuesit e kandidatëve në garë që kanë pasur atje në përfaqësim”

BASHA MERR MANDATIN E TRETE

Lulzim Basha merr mandatin e trete dhe do të jetë kryetar i Partisë Demokratike edhe për katër vitet e ardhshme. Ai është kandidati më i votuar ndër 3 kandidatët e tjerë që e sfiduan për të drejtuar Partinë më të madhe në opozitë.

Kujtojmë që në total në listat e PD-së kishin emrin në fletën e votimit mbi 75063 anëtarë. Ndërkohë, kryedemokrati Basha pasi votoi, tha se procesi brenda PD-së tregon vlerat më të larta të demokracisë me të cilin do të mposht atë që ai e quan regjimi Rama-Doshi.

“Këto janë vlerat tona, vlerat e demokracisë, të shprehjes së lirë, konkurrencës dhe debatit. Me këto vlera e kemi nisur betejën për ndryshimin për Shqipërinë dhe shqiptarët, me këto vlera do ta çojmë deri në fund deri në përmbysjen e regjimit Rama-Doshi”, tha Basha. Në zgjedhjet e djeshme bie në sy një rëni e pjesëmarrjes së demokratëve në votime, por kjo është në përpjesëtim edhe me tkurrjen e numrit të anëtarësisë aktive në listat shumemërore të PD-së

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *