Lulzim Basha takon aktorët e Shkodrës, Zef Deda kujton shfaqjet në ish-Bllok dhe flet për rininë e Ramës: Ishte më i hedhuri, pinte marjuanë dhe tallej me…

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me artistë të njohur shkodranë, të cilët shprehën edhe shqetësimet e tyre.

Aktori i njohur, Zef Deda kujtoi shfaqjet që ai ka dhënë në ish-bllok, duke bërë edhe një përshkrim për kryeministrin Rama, që në atë kohë ishte në rininë e tij.

“Unë kam dhënë shfaqje në bllokun e tyre dhe e kam parë si sillen djemtë e tyre. Ata kanë qenë dikush i urtë, dikush u hedhur.  Ky ka qenë më i hedhuri nga të gjithë. Ky vishte këmisha me lule, ky pinte marijuanë, ky tallte të madhin dhe të voglin“, tha Zef Deda.

Zef Deda po ashtu ngriti shqetësimin se përse vendi ynë nga po bëhet pjesë e Evropë. Ndërsa nga ana e tij, kreu i PD u shpreh se “Shqipëria si gjithë Evropa” është angazhimi i tij personal.

Ja bashkëbisedimi i Bashës me artistët

Rita Gjeka: Na ka marrë dhe zanatin me thënë të drejtën, duke bërë gallatë na ka marrë zanatin, do na lerë edhe pa punë.

Lulzim Basha: Jo pasha zotin nuk ka të bëjë arti dhe  humori i Shkodrës me batutat e lodhura të Ramës

Zef Deda: Ai ka lindur denigrues, denigrant në familjen e vet

Lulzim Basha: Humori nuk është denigrim

Zef Deda: Unë kam dhënë shfaqje në bllokun e tyre dhe e kam parë si sillen djemtë e tyre. Ata kanë qenë dikush i urtë, dikush u hedhur.  Ky ka qenë më i hedhuri nga të gjithë. Ky vishte këmisha me lule, ky pinte marijuanë, ky tallte të madhin dhe të voglin.

Por rëndësi ka çfarë thotë Evropa për ne. Pse jemi kaq prapa? Pse Zvicra është më parë se ne. Sepse ata nuk grinden kurse ne bëjmë shamatë, kush është i pari.

Megjithatë nëse janë 15 kushte jetike për një komb i cili ka një vitalitet për të jashtëzakonshme të zhvillojë vendin e vet, por nuk furnizohet. Furnizimi nga vjen? Ne kemi nëntokën e pasur, merreni nën tokën, mos ja lerë hajdutit, por jepja atij që e punon. Njësoj si ai që punon tokën  me misër dhe grurë, ashtu edhe atë me ar dhe bronz. Ata të marrin përqindjen e tyre.

Ne kemi njerëz të aftë, siç po vini ju. Do zoti realizohet ajo batuta e tmerrshme që i tmerroi komunistët: E duam Shqipërinë si gjithë Evropa.

Lulzim Basha:  Ky është misioni im

Zef Deda: Ta mbani këtë mision, ti paguani njerëzit, ti ngrini njerëzit nga varri që janë mbi dhe, por janë të vdekur. Duhet ti jepni optimizëm njerëzve.

Lulzim Basha: Jemi më të fortë, kur mbijetojmë me një qeveri kaq të keqe, që jo vetëm nuk e ndihmon, por e persekuton do të thotë që jemi më të aftë dhe më të mirë. E vetmja gjë që na duhet është një qeveri që mendon për njerëzit dhe që e do vendin dhe njerëzit.

rama-marijuane-zef-deda

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *