Lundrimi në Suez kthehet në normalitet pas zhvendosjes së anijes së bllokuar

Lundrimi normal rifilloi në Kanalin e Suezit në Egjipt sot pasi një anije ngarkesash u bllokua dhe ndërpreu trafikun për një kohë të shkurtër.

Në një deklaratë, Osama Rabie, kreu i Autoritetit të Kanalit të Suezit, konfirmoi se lundrimi në kanal është kthyer në normalitet dhe anija e bllokuar është “trajtuar me profesionalizmin më të madh”.

Rabie tha se anija kontenier Coral Crystal, e cila mbante një ngarkesë prej 43.000 tonësh, u zhvendos nga rimorkiatorët e autoritetit, kurse pastaj vazhdoi kalimin e saj nëpër kanal.

Këtë mars, lundrimi në kanal u ndal për gjashtë ditë kur anija Ever Given kaloi në brigje dhe bllokoi trafikun në rrugën ujore strategjike.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *