‘Lypëm dritë dhe gjetëm terr’/ Me qirinj dhe poça elektrikë: Qytetarë dhe aktivistë në Kosovë protestuan kundër rritjes çmimit të energjisë

lypem drite dhe gjetem terr me qirinj dhe poca elektrike qytetare dhe aktiviste ne kosove protestuan kunder rritjes cmimit te energjise

Këtë të shtunë në Kosovë, Partia Socialdemokrate ka zhvilluar protestën e paralajmëruar kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike.

‘Lypëm dritë, gjetëm terr’. ‘Albin mashtruesi’. ‘Krejt dhe shtrenjtë’ janë disa nga pankartat me të cilët qytetarët dhe aktivistë marshuan rrugëve të kryeqytetit.

272190710 455525656298516 3764598524921018043 N 1 600x360

Gjatë protestës së zhvilluar ka pasur edhe përplasje me policinë.

Screenshot 3 68 600x360

Dardan Molliqaj 600x360

Protesta u përshkallëzua, pasi qytetarët të revoltuar tentuan të hyjnë me dhunë në Kryeministri, por u penguan nga policia.

Ndërkohë të revoltuar kanë hedhur para ambienteve të Kryeministrisë qirinj dhe poça elektrikë, në shenjë pakënaqësie për shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Qirinj

Ky ishte edhe finalizimi i kësaj proteste, pasi më tej kanë filluar të shpërndahen dhe të largohen.

Proteste

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts