Macron: Aborti një e drejtë themelore! Liritë e grave u cënuan sot nga Gjykata e Lartë e SHBA-së

macron aborti nje e drejte themelore lirite e grave u cenuan sot nga gjykata e larte e shba se
macron aborti nje e drejte themelore lirite e grave u cenuan sot nga gjykata e larte e shba se

Presidenti francez Emmanuel Macron, ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykatës së Lartë në SHBA për abortin.

Macron është shprehur se aborti është një e drejtë themelore për të gjitha gratë, duke shtuar se sot shpreh solidaritetin me të gjitha gratë.

“Aborti është një e drejtë themelore për të gjitha gratë. Ne duhet ta mbrojmë atë. Dëshiroj të shpreh solidaritetin tim me të gjitha ato gra, liritë e të cilave u cenuan sot nga Gjykata e Lartë e SHBA”, shkroi Macron në llogarinë e tij në Twitter.

Gjykata e Lartë e SHBA-së rrëzoi sot vendimin e Rowe kundër Wade të vitit 1973, i cili njihte të drejtën kushtetuese të gruas për abort në të gjithë vendin, duke hequr teknikisht të drejtën kushtetuese federale për abortin në Shtetet e Bashkuara dhe duke u dhënë shteteve amerikane mundësinë për të miratuar ligje që e ndalojnë atë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts