
14:45 03/05/2022
Zyra e presidentit francez thotë se Emmanuel Macron do të zhvillojë këtë të martë një bisedë telefonike me Vladimir Putin. Dy liderët nuk kanë folur që nga 29 marsi, megjithatë BBC shkruan se ata kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm.
Biseda mes palëve vjen pas rizgjedhjes së Macron si president për një mandat të dytë.
Përpjekjet e tij për të mbajtur komunikim të hapur me liderin rus kanë çuar në kritika nga disa, brenda dhe jashtë vendit, përfshirë kryeministrin polak.
“Është detyra ime të flas me të, na duhet. Nuk do të ndalem së bëri këtë“, i tha ai një gazete franceze në prill./tvklan.al