Macron dhe Scholz, ndërmjetësues për krizën në Ukrainë

macron dhe scholz ndermjetesues per krizen ne ukraine
macron dhe scholz ndermjetesues per krizen ne ukraine
[embedded content][embedded content]

15:53 07/02/2022

Takime me Biden dhe Putin për të shmangur luftën

Pasi Uashingtoni dhe Moska nuk e gjetën gjuhën e përbashkët në bisedimet e drejtpërdrejta për të shmangur luftën në Ukrainë, radha është e diplomacisë europiane të ndërmjetësojë për një zgjidhje paqësore.

Këtë të Hënë, presidenti francez Emanuel Macron takohet në Moskë me homologun rus Vladimir Putin. Ndërsa kancelari gjerman Olaf Scholz është në Uashington për t’u takuar me presidentin amerikan Joe Biden.

Në një intervistë për shtypin francez para nisjes drejt Moskës, Macron tha se shmangia e luftës në Ukrainë është e mundur. Për shefin e Elizesë është e ligjshme që Rusia të ngrejë shqetësime për sigurinë e saj.

Por sipas tij, sovraniteti i Ukrainës nuk vihet në diskutim. Para nisjes drejt Moskës, Macron bisedoi në telefon edhe me presidentin amerikan Joe Biden. Shtetet e Bashkuara megjithatë, nuk pranojnë kërkesën e Moskës për një traktat që garanton se Ukrainë nuk do të jetë pjesë e NATO-s. Të Martën, pas takimit me Putinin, ai do të shkojë në Kiev.

Ndërsa kancelari gjerman, pas takimit këtë të Hënë me Bidenin në Uashington, do të vizitojë Kievin dhe Moskën, respektivisht më 14 dhe 15 Shkurt. Në një intervistë para nisjes drejt Shteteve të Bashkuara, Scholz tha se po diskutohet dërgimi i trupave gjermane në vendet baltike, duke u tërhequr nga qëndrimi fillestar.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts