Macron do të presë Merkelin për një drekë pune në pallatin Elysee

macron do te prese merkelin per nje dreke pune ne pallatin elysee
macron do te prese merkelin per nje dreke pune ne pallatin elysee

23:25 16/09/2021

Kancelarja gjermane Angela Merkel pritet të takohet me Presidentin francez Emmanuel Macron  në mbrëmje për një takim pune në Pallatin Elysee në Paris.

Bisedimet do të përqendrohen në situatën në Afganistan dhe politikën evropiane.

Sipas mediave gjermane thuhet se ata do të flasin edhe për situatën në Sahel, rajoni i Afrikës ku Gjermania dhe Franca janë të përfshira në operacione ushtarake kundër terrorizmit.

Ata gjithashtu do të flasin për presidencën e ardhshme franceze të Këshillit të BE-së. Franca merr presidencën e radhës në janar 2022. Axhenda përfshin gjithashtu përgatitjen e takimeve të rëndësishme evropiane, siç janë konsultimet e B -së me Ballkanin Perëndimor më 6 tetor në Ljubjana.

Vizita e lamtumirës së Merkelit me Macron pritet në një datë të mëvonshme. Sipas informacioneve nga Elysée, kjo është planifikuar në një format personal pas zgjedhjeve federale.

Javën e kaluar Macron ka takuar tashmë kandidatët kancelarë të social-demokratëve (SPD) dhe demokristianët e Merkelit (CDU), Olaf Scholz dhe Armin Laschet, në Paris.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts