Macron do të ulë në bisedime Binden dhe Putin

08:38 21/02/2022

Kushti i Washington-it: Moska të mos nisë sulmin në Ukrainë

Joe Biden dhe Vladimir Putin janë dakord në parim për një takim dypalësh për gjetjen e një zgjidhjeje paqësore për Ukrainën. Konfirmimin e bëri homologu i tyre francez Emmanuel Macron, i cili të Dielën zhvilloi biseda të veçanta telefonike me presidentët e Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë. Në deklaratën për shtyp të Elizesë thuhet se samiti mund të zhvillohet të Enjten më 24 Shkurt.

Shtëpia e Bardhë shprehu dakordësinë e zhvillimit të samtit, me kusht që Rusia të mos nisë një ndërhyrje ushtarake kundër Ukrainës. Ndërsa Kremlini nuk duket shumë optimist. Zëdhënësi Dimitri Peskov tha se Putin nuk është kundër një samiti por është ende herët për detaje të organizimit dhe se asgjë nuk është konkretizuar.

Kryediplomati europian Zhosep Borrej tha se e mirëpret takimin, po ashtu edhe ministri ukrainas i Mbrojtjes.

Peskov i bëri thirrje Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera perëndimore, t’i japin fillimisht fund deklaratave të përditshme se kur do të nisë sulmi rus ndaj Ukrainës. Moska mohon se ka në plan të ndërhyjë ushtarakisht në fqinjin perëndimor, pavarësisht se nuk përjashton mundësinë e sulmit ushtarak nëse për Kievin, nisin procedurat e anëtarësimit në NATO.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.