Macron “dorëzohet” dhe i shtrin dorën opozitës pas disfatës në zgjedhje, por me një kusht…

Presidenti francez Emmanuel Macron theu sot heshtjen për krizën parlamentare që ka përfshirë administratën e tij, duke sugjeruar se grupet e opozitës janë të gatshme të punojnë me të, por duke pranuar se ai nuk mund ‘të injorojë bllokimin politik dhe ndarjet në vendin tonë’. 

Kreu i shtetit iu drejtua kombit në TV live këtë mbrëmje – tre ditë pasi humbi shumicën në Asamblenë Kombëtare. 

Duke shprehur zhgënjimin e tij për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të së dielës – kur koalicioni i tij “Së bashku” kishte 44 vende më pak se shifra e nevojshme prej 289 për një shumicë – Macron tha: “Fatkeqësisht jo të gjithë dolën për të votuar dhe tani nuk mund të injoroj bllokimin politik dhe ndarjen në vendin tonë”.

“Frakturat janë shumë të qarta – në zonat tona brenda qyteteve dhe në zonat rurale. Ne kemi 577 vende në parlamentin tonë dhe tani duhet të bëjmë një zgjedhje se si do të formojmë shumicën”. 

“Unë shoh se vendi po kërkon ndryshim, sepse është roli im si përgjegjës i institucioneve, unë jam personi që mund ta kërkoj këtë kompromis në Asamblenë Kombëtare”. 

Ai vazhdoi duke thënë se liderët e partive opozitare ishin të hapur për ‘avancimin e temave kryesore’ si kostoja e jetesës, krijimi i vendeve të punës, energjia, ndryshimet klimatike dhe shëndeti publik, por ai përjashtoi çdo përpjekje për të krijuar një ‘qeveri kombëtare uniteti’.

Presidenti foli gjithashtu për ‘projektin e tij ambicioz’ për vendin, i cili tha se do të kërkojë të forcojë industrinë, bujqësinë dhe sigurinë e Francës, por këmbënguli se kjo nuk do të financohet nga taksa më të larta apo borxhi kombëtar.

Përkundrazi, ai deklaroi se do të konsolidonte pasurinë e kombit duke krijuar më shumë vende pune dhe duke nxitur inovacionin.

 Macron e mbylli fjalimin e tij duke i thënë kombit: “Kam besim sepse kemi kapërcyer kaq shumë kriza dhe vështirësi së bashku në vitet e fundit dhe së bashku do të gjejmë rrugën drejt një suksesi kolektiv. 

“Faleminderit – rroftë Republika, rroftë Franca.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.