Macron: Evropianët po punojnë në hapjen e një misioni diplomatik në Kabul

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron tha se disa shtete evropiane po punojnë që të hapin një mision të përbashkët për përfaqësim diplomatik në Kabul, që do t’u mundësonte ambasadorëve të tyre të ktheheshin në Afganistan, pasi talebanët në gusht morën kontrollin e shtetit.

Duke folur gjatë një vizite në Katar më 4 dhjetor, Macron u tha gazetarëve se një gjë e tillë do të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur, duke theksuar se hapja e një misioni të tillë nuk do të nënkuptonte se i njohin talebanët si udhëheqës të Afganistanit.

Shumica e shteteve kanë tërhequr të dërguarit e tyre nga Kabuli pasi talebanët në muajin gusht rrëzuan Qeverinë e mbështetur ndërkombëtarisht.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian po e kushtëzojnë njohjen e grupit islamik të linjës së ashpër, me formimin e një qeverie gjithëpërfshirëse dhe respektimin e të drejtave të njeriut, duke kërkuar që të përfshihen edhe minoritetet dhe gratë.

Ndër kushtet e tjera përfshijnë edhe që talebanët të mos lejojnë që Afganistani të bëhet bazë për terrorizmin ndërkombëtar dhe që të lejojnë shtetasit e huaj dhe afganët, që duan të largohen, të mund ta bëjnë një gjë të tillë.

SHBA-ja dhe aleatët e saj kanë evakuuar dhjetëra-mijëra shtetas të huaj dhe afganë, para tërheqjes së prezencës ushtarake amerikane nga Kabuli në fund të gushtit.

Por, mijëra persona që duan të largohen, ende janë në Afganistan.

Në Doha, Macroni falënderoi Katarin për ndërmjetësimin e evakuimit të fundit të afër 330 personave nga Kabuli për në Francë.
Në total, 258 afganë, 11 francezë dhe rreth 60 shtetas holandezë dhe një numër i paspecifikuar i njerëzve të lidhur me këta persona u evakuuan, njoftoi Ministria e Jashtme franceze më 3 dhjetor.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *