Macron: Humbja e Rusisë në Ukrainë, thelbësore për sigurinë e Evropës

macron humbja e rusise ne ukraine thelbesore per sigurine e evropes

08:37 27/02/2024

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron deklaroi se është thelbësore për sigurinë e Evropës që Rusia të mundet, mes thirrjeve urgjente për më shumë armë për Ukrainën. Nga Parisi, Macron tha se liderët evropianë kishin rënë dakord për të krijuar një koalicion për t’i dhënë Ukrainës raketa dhe bomba me rreze të mesme dhe të gjatë veprimi.

Presidenti Macron shtoi se nuk ka konsensus për dërgimin e trupave perëndimore në Ukrainë, por asgjë nuk duhet të përjashtohet. Fundjavën e kaluar, ministri i Mbrojtjes i Ukrainës tha se gjysma e të gjithë ndihmës perëndimore për Kievin ishte vonuar, duke kushtuar jetë dhe territor.

Kievi është i varur në mënyrë kritike nga furnizimet moderne të armatimit nga aleatët e tij perëndimorë, veçanërisht nga SHBA, për të qenë në gjendje të vazhdojë të luftojë Rusinë që është një forcë shumë më e madhe ushtarake me një bollëk municionesh artilerie.

Por miratimi i një pakete ndihme shumë të nevojshme prej 95 miliardë Dollarësh, duke përfshirë 61 miliardë dollarë për Ukrainën po përballet me një betejë të vështirë në Dhomën e Përfaqësuesve./tvklan.al


Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts