
00:19 13/02/2022
Agjencia Franceze e Zhvillimit, e cila u hap pas vizitës së presidentit francez Emanuel Macron në Beograd në Qershor 2019, planifikon të dyfishojë buxhetin e saj për projektet në rajon. Shumica e këtyre projekteve janë duke u realizuar në Serbi. Sipas kryeministres Brnabic presidenti Macron po mban kontakte të vazhdueshme me presidentin Aleksandër Vuçiq, për të nxitur investime të mëdha franceze në Serbi.
“Vetëm në pesë vitet e fundit tregtia mes te dy shteteve është rritur me 36.4 për qind. Në katër vitet e fundit tregtia jonë ka kaluar 1 miliard euro, ndërsa në vitin 2021 tregtia ka qenë afër 1.4 miliardë euro. Potencialet janë të paktën dhjetëfish shumë”, tha kryeministrja Brnabiq.
Michelin Group planifikon zgjerimin e mëtejshëm të investimeve në Serbi, ndërsa kompania franceze Egis planifikon të hapë qendrën e saj inxhinierike për të gjithë rajonin në Beograd.
Klan News
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al