Macron jep garanci për Ballkanin Perëndimor

macron jep garanci per ballkanin perendimor
macron jep garanci per ballkanin perendimor

18:20 09/05/2022

Presidenti francez Emanuel Macron dha garanci se Ballkani Perëndimor do të jetë pjesë përbërëse e Bashkimit Europian.

Emmanuel Macron: Janë disa vende, si ato të Ballkanit Perëndimor që janë të përfshirë në procesin e antarësimit dhe ky proces duhet të vazhdojë, përshtatshmëria e tyre është e qartë.

Por duke folur në konferencën për të ardhmen e Europës, zhvilluar në sallën e Parlamentit Europian në Strasburg, në ditën që përkujton themelimin e unionit, shefi i Elizesë mbështeti qëndrimin e shprehur edhe më herët se procesi i antarësimit duhet të ndryshojë.

Emmanuel Macron: Bashkimi Europian nuk mundet në një periudhë afatshkurtër të jetë rruga e vetme në të cilën mund të përfshihet i gjithë kontinenti Europian. Duhet të gjejmë zyrtarisht, duke u bazuar edhe në kontekstin gjeo-politik, një mënyrë tjetër që mundëson që Europa të jetë e unifikuar dhe stabile, pa e dobësuar lidhjen e ngushtë mes vendeve anëtare.

Në këtë kontekst, Makron por edhe krerët e unionit si kryeparlamentarja Roberta Metsola dhe kryekomisionerja Ursula fon der Lejen bënë thirrje përfundim sa më të shpejtë të luftës në Ukrainë dhe që ky vend ashtu si dhe Moldavia dhe Gjeorgjia, të afrohen sa më shpejt me strukturat europiane.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts