Macron kërcënon francezët e pavaksinuar: Do ua vështirësojmë jetën

09:27 05/01/2022

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka paralajmëruar se ka ndërmend t’ua vështirësojë jetën qytetarëve francezë që nuk janë vaksinuar kundër Covid-19.

Në një intervistë për median Le Parisien, Macron u shpreh se ai dhe qeveria e tij duan që të shqetësojnë qytetarët që nuk duan të vaksinohen, për t’i nxitur ata që të bëjnë një gjë të tillë.

Ai tha se qeveria nuk do të vaksinojë me forcë asnjë qytetar, por do t’u kufizohet aksesi në aktivitete të ndryshme duke ua bërë jetën të vështirë.

Unë nuk do të dërgoj njerëz të pavaksinuar në burg. Ne duhet t’u themi atyre, nga 15 Janari, nuk do të mund të shkoni më në restorant. Nuk do të mund të shkoni më për një kafe, nuk do të mund të shkoni më në teatër, nuk mund të shkoj më në kinema”, u shpreh presidenti.

Komentet e tij vijnë në një kohë kur në Kuvend po diskutohet projekt-ligji që ndalon të pavaksinuarit nga pjesa më e madhe e jetës publike./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.