Macron-Le Pen përballen përpara balotazhit

18:24 21/04/2022

Akuza për çështjen e Rusisë dhe qëndrimin ndaj BE

Lufta në Ukrainë dominoi debatin e fundit mes kandidatëve për president të Francës, para balotazhit të së Dielës. Presidenti francez Emanuel Macron akuzoi rivalen nacionaliste Marine Le Pen se është e varur nga Moska.

“Ti varesh nga Rusia, nga Putini. Ke marrë një kredi nga një bankë ruse në 2015-ën, që vazhdon ta shlyesh”, tha Macron.

Macron e akuzoi Le Penin se kërkon ta nxjerrë Francën nga BE-ja… se është anti-perëndimore, pasi ka njohur aneksimin e Krimesë nga Rusia dhe nëse merr pushtetin, qëllimi i saj kryesor është heqja e sanksioneve ndëshkuese, që Franca dhe Bashkimi Europian i vunë Rusisë për këtë. Por për Le Penin, akuzat e Macronit janë përpjekje për të fituar mbështetje duke i ndotur imazhin.

“E di shumë mirë ai, që unë jam një grua krejtësisht e lirë dhe e pavarur. Mbroj vetëm Francën dhe francezët, jam patriote dhe këtë e kam dëshmuar gjatë gjithë jetës time”, tha Le Pen.

Sondazhet pas debatit treguan se 59% e francezëve mendojnë se Macron është më bindës se nacionalistja Le Pen.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.