Macron: Morrison gënjeu Francën për marrëveshjen e nëndetëseve

12:03 01/11/2021

Presidenti francez deklaroi se Australia duhet të tregohet e sinqertë

Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se kryeministri i Australisë Scott Morrison e ka gënjyer për  marrëveshjen e nëndetëseve.

I pyetur nëse ai mendon se Morrison e ka gënjyer atë, duke mos e njoftuar për marrë veshjen me Britaninë e Madhe  dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për paktin e ri. Macron u përgjigj: Nuk mendoj, e di.

Franca u zemërua pasi Australia anuloi një marrëveshje prej 37 miliardë Dollarësh dhe negocioi një pakt të ri mbrojtjeje me SHBA-në dhe Britaninë e Madhe  të ashtuquajturin Aukus duke mos i qëndruar besnike paktit me Francën.

Dyshja u takuan në samitin e G20 në Romë për herë të parë që kur marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve. Presidenti Macron u pyet nga një gazetar australian nëse ai mund t’i besonte sërish kryeministrit australian dhe ai tha se ka shumë respekt për Australianë mirëpo në nvizoi se Australia duhet të jetë e sinqertë.

Më  herë t kryeministri italian Scot Morrison pranoi se ishte i vetëdijshëm për zhgënjimin e Francës dhe se do të punonte për rindërtimin e urave të bashkëpunimit.

Njoftimi për marrëveshjen e re të sigurisë  zemëroi Francën dhe në muajin Shtator e cila tërhoqi ambasadorët e saj nga Uashingtoni dhe Kanberra. Pakti i ri për siguri synon të luftojë ndikimin në  rritje të Kinës.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *