Macron ndryshon kursin e qeverisjes, projekte e reforma të djathta për tërheqjen e votuesve

macron ndryshon kursin e qeverisjes projekte e reforma te djathta per terheqjen e votuesve
macron ndryshon kursin e qeverisjes projekte e reforma te djathta per terheqjen e votuesve

[embedded content][embedded content]

23:00 17/01/2024

Presidenti francez Emmanuel Macron po rigjallëron qeverisjen me reforma që kapërcejnë spektrin politik të partisë së tij dhe shkojnë thellë nga e djathta.

Në një bashkëbisedim 2 orë e gjysmë me rreth 100 gazetarë, shefi i Elizesë foli për reforma të tilla si vendosja e uniformave të detyrueshme nëpër shkolla, luftë kundër bandave kriminale dhe ato të narkotrafikut dhe hapa për të rritur lindshmërinë, si leja 6 mujore për të dy prindërit e rinj, teksa popullsia e Francës po plaket me ritme të shpejta. Macron premtoi edhe ulje të taksave dhe projekte për rritjen e pagave.

“Për të shmangur rikthimin e ekstremeve dhe për të luftuar të djathtën ekstreme në veçanti, duket të përqëndrohemi tek gjërat që i bëjnë njerëzit t‘u japin votën”.

Javën e kaluar, Macron emëroi një Kryeministër të ri pas krizës së mbështetjes që pësoi kabineti i Elizabet Bornit, të shkaktuar nga reforma e shumëkontestuar e rritjes së moshës së pensioneve.

Reforma i dha një hov në sondazhe ekstremistëve të djathtë të Marin Le Penit, të cilët kryesojnë me 10 pikë diferencë.

Tv Klan

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts