Macron nën hetim për financim të paligjshëm për fushatat zgjedhore

macron nen hetim per financim te paligjshem per fushatat zgjedhore
macron nen hetim per financim te paligjshem per fushatat zgjedhore

07:39 25/11/2022

Dyshohet se presidenti francez i besoi firmës amerikane të konsulencës McKinsey detyra të palgjishme në 2017 dhe 2022

Prokurorët në Francë kanë hapur një hetim për presidentin Emmanuel Macron si dhe shërbimeve të kompanive konsulente gjatë fushatave zgjedhore kombëtare në vitin 2017 dhe 2022.

Sipas gazetës franceze Le Parisien, hetimi u hap më 20 Tetor dhe ka të bëjë me lidhjet midis Emmanuel Macron dhe firmës amerikane të konsulencës McKinsey, së cilës presidenti dyshohet se i besoi detyra publike në mënyrë të paligjshme, në këmbim të mbështetjes ekonomike për garën elektorale.

Edhe pse në njoftimin e prokurorit financiar nuk përmendet në mënyrë specifike fushata e Macronit, besohet se ekipi i tij zgjedhor është objektivi kryesor i dy hetimeve, sipas asaj që raporton Agjencia France Presse.

Sipas prokurorë këto shërbime konsulence kanë qenë në qendër të vëmendjes që nga Marsi i këtij viti pas një hetimi nga senati francez, i cili arriti në përfundimin se shpenzimet publike për to u dyfishuan nga viti 2018 në vitin 2021, gjatë mandatit të parë të Macronit.

Shuma e përgjithshme arriti në më shumë se 1 miliard Euro vitin e kaluar, shifër të cilën e kanë cituar shpesh edhe kundërshtarët e Macronit, gjatë fushatës së tij të prillit. Faqja e internetit e lajmeve Mediapart, raportoi se konsulentët nga firma amerikane McKinsey punuan falas në fushatën e Macron në vitin 2017.

Kabineti i presidentit francez njoftoi se sistemi gjyqësor është i detyruar që këto hetime t’i kryejë në mënyrë plotësisht të pavarur. Macron erdhi në pushtet duke premtuar se do të pastronte politikën në Francë . Presidentët francezë gëzojnë imunitet gjatë kohës që janë në detyrë.

Një hetim nuk çon domosdoshmërisht në një ndjekje penale. Mund të duhen vite përpara se hetime të tilla ose të mbyllen. Prokurorët do të hetojnë akuzat edhe favorizimet e mundshme dhe komplotet në favorizim. Franca ka rregulla rigoroze të financimit të fushatës, të cilat vendosin kufizime në atë që një kandidat mund të përdorë. Për zgjedhjet presidenciale të vitit 2022, çdo kandidat kishte maksimalisht 16.8 milionë Euro për rundin e parë dhe 22.5 milionë Euro për raundin e dytë.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts