Macron nën hijet e skandalit

macron nen hijet e skandalit
macron nen hijet e skandalit

10:48 11/07/2022

Media zbulon implikimin e presidentit në favoret e kompanive

Emanuel Macron është në telashe. Rrjeti ndërkombëtar i gazetarisë investigative ka zbuluar se kur ka qenë ministër i Ekonomisë së Francës, Macron ka favorizuar platformën më të madhe online të transportit Uber.

Mes më shumë se 124 mijë dokumenteve që datojnë nga 2013 deri në 2017, të rëna në duart e rrjetit ICIJ, ku përfshihen mesazhe zanore e të shkruara, u zbuluan edhe komunikime që Macron ka pasur me drejtues të Uberit, ndër të tjera edhe gjatë vitit 2015.

Në atë kohë, Macron i premtonte një ndërmjetësi të Uberit se do të hiqte pezullimin e aktivitetit të kësaj firme, pas protestave të dhunshme të taksistëve në Marsejë që akuzonin qeverinë për favorizimin e saj.

Macron rezulton të ketë pasur kontakte edhe me ish-drejtuesin dhe themeluesin e Uber-it, Trevis Kalanick. Nga investigimet rezulton se ai kishte krijuar një skemë përmes të cilës korruptonte zyrtarë të lartë shtetesh që të merrnin vendime në favor të firmës.

Për këtë shpenzonte 90 milionë dollarë në vit. Mes emrave që ai është përpjekur të korruptojë është edhe Joe Biden e Olaf Scholz.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts