Macron paralajmëron Turqinë kundër ndërhyrjes në zgjedhjet franceze: E konsideroj të papranueshme

Presidenti Francez njoftoi se media shtetërore turke përhapi ‘gënjeshtra’ për Francën vitin e kaluar dhe paralajmëroi që të mos luajë me opinionin publik përpara sondazheve kritike. Emmanuel Macron ka rritur retorikën e tij kundër Turqisë edhe një herë, pas një periudhe relativisht më të qetë midis Parisit dhe Ankarasë, duke paralajmëruar kundër çdo përpjekje për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale franceze të vitit të ardhshëm.

Macron i tha televizionit “France 5” se ai kishte vërejtur se Presidenti Rexhep Tajip Erdogan dëshironte të përmirësonte marrëdhëniet, të cilat janë dëmtuar nga mosmarrëveshjet mbi konfliktet në Libi, Siri dhe Nagorno-Karabak, dhe akuzat turke për islamofobinë në Francë.

Por ndërsa Macron këmbënguli që Evropa kurrë nuk do t’i kthente shpinën Turqisë, ai tha se përmirësimi i marrëdhënieve do të ishte i vështirë nëse nuk ndryshon sjellja e Ankarasë.
“Do të ketë përpjekje për ndërhyrje në zgjedhjet e ardhshme presidenciale franceze në 2022”, tha Macron.

“Unë e konsideroj këtë të papranueshme” deklaroi Macron.
Franca shkon drejt zgjedhjeve presidenciale vitin e ardhshëm në të cilat Macron përballet me udhëheqësen e ekstremit të djathtë Marine Le Pen, një skenar i përsëritur i votimit të vitit 2017.

Macron tha se një ndërhyrje e tillë do të merrte formën e “lojës me opinionin publik” ndërsa ai sulmoi Turqinë për atë që ai e quajti një shtrembërim të komenteve të tij mbi Islamin tetorin e kaluar.

“Shumë qartë vjeshtën e kaluar kishte një politikë gënjeshtrash”, tha Macron. “Gënjeshtra të shtetit, gënjeshtra të përhapura nga media të kontrolluara nga shteti turk, të përhapura nga disa kanale të mëdha të kontrolluara nga Katari,” tha ai, një referencë kjo për transmetuesin me bazë në Doha Al Jazeera.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *