Macron: Shqipëria po paguhet për akomodimin e qytetarëve afganë! Është një çështje që duhet ta bëjmë si europiane dhe…





Presidenti francez, Emmanule Macron, ka deklaruar se Shqipëria po paguhet për akomodimin e qytetarëve afganë, të cilët ikën nga shteti i tyre pas marrjes nën kontroll të Afganistanit nga talibanët, ndryshe nga deklarata e Kryeministrit Edi Rama.

rama me macron

“Si t’ia bëjmë ne kur SHBA evakuojnë afganët që më pas janë zhvendosur në Shqipëri ose vende të tjera kundrejt një pagese? Është një çështje që duhet ta bëjmë si europianë dhe nuk dua ta pësojmë”, tha Macron, “pasi do të ketë lëvizje imigratore dhe flukse të parregullta, sepse është një rrëmujë, një vend në luftë civile me një regjim të dhunshëm”.

Por deklarata e Presidentit francez bie ndesh me deklaratën e Ramës në një intervistë për BBC disa ditë më parë.

Kryeministri shqiptar u shpreh se vendi ynë nuk po merr asnjë ndihmë nga vendet e pasura.

“Nga vendet më të pasura? Jo. Për momentin po mbështetemi vetëm te bashkëpunimi me njerëzit që kanë zemër të pasur. Me sa duket është një numër i konsiderueshëm nga SHBA e Britania që e kanë zemrën të pasur”, ka deklaruar Rama.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *