
15:40 01/12/2022
Shtetet e Bashkuara dhe Franca do të përpiqen të gjallërojnë sërish marrëdhëniet, veçanërisht pas një krisjes së vitit të kaluar për çështjen e shitjeve të nëndetëseve për Australinë.
Presidenti amerikan Xho Bajden pret këtë të enjte në Shtëpinë e Bardhë, homologun francez Emanuel Makron në të parën vizitë që kur ai mori pushtetin. Ndasitë mes dy aleatëve të mëdhenj të NATO-s për çështjen e Ukrainës pritet të jenë në qendër të bisedimeve.
Parisi ashtu si aleatë të tjerë është më i tërhequr në mbështetjen ndaj Kievit në përballimin e sulmit rus në dallim nga Shtetet e Bashkuara që i kanë dhënë këto 6 muaj, miliarda Dollarë ndihma ushtarake Ukrainës.
Mediat shkruajnë se Makron do të shtrojë për diskutim edhe një shqetësim europian, vendimin e presidentit Bajden për të subvencionuar me 369 miliardë Dollarë industrinë amerikane. Liderët e BE-së thonë se kjo do të dëmtojë industritë dhe financat e vendeve të unionit, pasi do të ulë kërkesën për mallërat europiane. Shefi i Elizesë e nisi që të mërkurën vizitën në SHBA, ku u takua me nënpresidenten Kamala Herris dhe me veteranë amerikanë të Luftës së Dytë Botërore.
Tv Klan
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al