
15:47 03/03/2022
Pavarësisht betejave të ashpra në terren, përpjekjet e diplomatëve për të bindur Rusinë të ndalë sulmin në Ukrainë. Presidenti francez Emmanuel Macron zhvilloi një bisedë telefonike me Vladimir Putinin, mesditën e kësaj të enjteje. Biseda telefonike zgjati 90 minuta edhe pse nuk u arrit ndonjë rezultat konkret.
Shefi i Elizesë tha pas telefonatës premtoi se do të përpiqet ta bindë Putinin me çdo kusht të tërheqë trupat nga Ukraina, ndërsa tha se Perëndimi nuk ka ndërmend të përfshihet në luftë. Por Vladimir Putin tha se Rusia është e vendosur në arritjen e objektivit të këtij sulmi ushtarak. Ai kërkoi që pala ukrainase të përshpejtojë përpjekjet për një marrëveshje, pasi me kalimin e kohës, kërkesat ruse do të shtohen.
Ndërsa kreu i diplomacisë ruse Sergei Lavrov shprehu bindjen se kriza e Ukrainës do të zgjidhet, ndërsa parashtroi edhe këndvështrimet e tij.
“Zgjidhja do të gjendet. Jemi gati për dialog. Se kush do ta udhëheqë Ukrainën këtë e vendos vetë populli atje. Ne do të shkatërrojmë gjithë infrastrukturën që përbën kërcënim për vendin tonë. Ne jemi të kërcënuar, jo Perëndimi që do ta përdorë Ukrainën si instrument për të penguar Rusinë të ketë një politikë të pavarur, siç pak shtete e kanë sot në botë”.
Sakaq, aleanca veri-atlantike në një deklaratë për shtyp i bën thirrje Moskës, të ndalë menjëherë sulmin ndaj një vendi të pavarur, paqësor dhe partner i afërt me NATO-n dhe të tërheqë menjëherë prej andej të gjitha trupat ushtarake.
Tv Klan
Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al