Macron ‘thyen akullin’ i ofron Johnson të rivendosin marrëdhëniet bilaterale

20:40 12/06/2021

Presidenti francez Emmanuel Macron i ofroi sot Kryeministrit Britanik Boris Johnson për të rivendosur marrëdhëniet me Britaninë për sa kohë që ai do t’i qëndrojë marrëveshjes së divorcit të Brexit që nënshkroi me Bashkimin Evropian.

‘Le të rivendosen marrëdhëniet mes dy shteteve tona, nëse Jonson vazhdon të mbajë fjalën e tij për Brexit.’

Më 31 Janar të 2020-s Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimit Europian bënë divorcin midis tyre nën siglën e Brexit, duke filluar kështu negociatat për bazat e një marrëveshje tregtare që do i japë formë marrëdhënies së tyre të ardhshme.

Por pavarësisht përpjekjeve të presidentes së KE, znj. Von der Leyen si dhe shefit të negociatave të BE-së, Michel Barnier, nuk u arrit asnjë marrëveshje tregtare që do i jepte formë marrëdhënies së tyre të ardhshme, duke i lënë ato të ‘ngrira’ në çdo nivel.

Ndërsa oferta e presidentit Francez, ‘sjell një erë të re’ në marrëdhëniet e këtyre dy shteteve, duke menduar se Franca është numri dy i BE.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *