Madagaskar, arrestohen persona që përgatisnin atentat ndaj presidentit

Autoritetet e Madagaskarit kanë arrestuar “shumë persona” të cilët po përgatiteshin të kryenin atentat ndaj presidentit të vendit, Andry Rajoelina.

Kryeprokuroria e Madagaskarit tha në një deklaratë se janë arrestuar “shumë shtetas të huaj dhe të Madagaskarit të cilët u zbulua se po përgatiteshin për të vrarë presidentin Rajoelina dhe zyrtarë shtetërorë”.

Asnjë informacion nuk u dha në lidhje me planin e atentatit ose numrin e personave të ndaluar.

Gazeta Madagascar Tribune tha se dy ushtarë francezë në pension janë midis të arrestuarve.

Rajoelina, i cili më parë ushtroi detyrën e presidentit në periudhën 2009-2013, u rizgjodh në dhjetor të vitit 2018.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *