Madeleine Allbright, sërish pjesë e administratës së SHBA

18:07 19/11/2021

Zgjidhet në krye të këshillit për politikat e mbrojtjes në Pentagon

Madeleine Allbright, ish-sekretarja amerikane e shtetit e konsideruar si mike e Shqipërisë rikthehet në postet drejtuese të administratës së Shteteve të Bashkuara. 84-vjeçarja u betua si drejtuese e re e Komitetit Këshillimor për Politikat e Mbrojtjes në Pentagon.

Presidenti Biden pranoi propozimin e kreut të Departamentit të Mbrojtjes Lloid Austin, për ta kthyer atë në komitet, tashmë në pozita drejtuese. Më parë, ajo ishte pjesë e këshillit si eksperte në hartimin e këtyre politikave. Por ish-presidenti Donald Trump vendosi ta largojë vitin e kaluar si Allbright edhe ish-sekretarin tjetër të shtetit Henri Kisinger, si pjesë e një reforme në 42 komitete të administratës ku u shkarkuan me qindra anëtarë.

Vendimin Trump e mori pas humbjes në zgjedhjet e vitit 2020. Politikania demokrate është themeluese e politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ajo ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimet demokratike në Shqipëri por edhe në shpërbërjen e ish-Jugosllavisë dhe pavarësinë e Kosovës.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *