Madrid, marsh në mbështetje të Palestinës

Me thirrjen e organizatave joqeveritare, sot në kryeqytetin e Spanjës, Madrid, u mbajt marsh nën moton “Mbështetje për Palestinën, respekt për armëpushimin”.

Turma u mblodh para Ambasadës së SHBA-së, ndërsa lexoi një deklaratë që dënonte administratën amerikane për qëndrimin e saj ndaj Palestinës. Më pas, protestuesit marshuan drejt ambasadës izraelite.

Deklarata i bëri thirrje Presidentit të SHBA-së Joe Biden që “t’i jepet fund okupimit dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut në Palestinë” dhe të njohë Kudsin si kryeqytetin e shtetit palestinez.

Demonstruesit thirrnin parulla si “Izraeli terrorist”, “Rroftë Palestina”, “Fund pushtimit”, si dhe ngritën një pankartë me mbishkrimin: “Liri, drejtësi dhe barazi. Të drejta të njeriut për Palestinën. Fund regjimit izraelit të krimit dhe gjenocidit”.

Duke theksuar se e gjithë bota është në solidaritet me popullin palestinez, përfaqësuesit e organizatave joqeveritare i bënë thirrje bashkësisë ndërkombëtare të sigurojë respektimin e armëpushimit midis Izraelit dhe palëve palestineze.

Duke folur për AA, ambasadori i Palestinës në Madrid, Musa Odeh, i cili mori pjesë në marshim, tha: “Demonstratat vazhdojnë edhe në Spanjë, si dhe në gjithë botën, kundër pushtimit, gjenocidit dhe sulmeve të Izraelit. Ne falënderojmë demonstruesit në gjithë botën që dolën kundër terrorit shtetëror të Izraelit dhe mbështetën këtë luftë tonën të drejtë”.

Ambasadori Odeh theksoi se Izraeli vazhdimisht ikën nga marrëveshja dhe vetëm përpiqet të fitojë kohë.

“Populli ynë është i vendosur të vazhdojë luftën për të rindërtuar të drejtat e tij, për të përzënë pushtuesit nga tokat palestineze dhe për të jetuar në paqe”, shtoi ai.

Ndryshe, në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 10 maji, 248 njerëz humbën jetën, përfshirë 66 fëmijë dhe 39 gra, kurse më shumë se 1.400 u plagosën dhe mbi 120 mijë njerëz u zhvendosën/AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *