Mairabot: Një robot i ndërtuar nga studentë në Nigeri

mairabot nje robot i ndertuar nga studente ne nigeri
mairabot nje robot i ndertuar nga studente ne nigeri

Gjatë COVID, nxënësit novatorë të shkollave nigeriane projektuan dhe ndërtuan  një robot ndihmës shëndetësor, i cili u vlersua jashtëzakonisht shumë.

Kur  COVID-19 goditi,  një grup nxënësish me iniciativë në Abuja, Nigeri, përdorën klasën e tyre të robotikës për të projektuar dhe ndërtuar një robot të thjeshtë për të zvogëluar kontaktin ndërpersonal në spitale.

Duke përdorur vetëm mbetjet që gjetën nëpër klasë, secili prej tyre kontribuoi në idetë, konceptin, mekanikën dhe elementët e inteligjencës artificiale të robotit të tyre “Mairabot” – i cili u lavdërua nga zyrtarët shëndetësorë dhe mësuesit e tyre.

Mairabot , nga regjisori Philip Okpokoro, na prezanton me Nabila Abbas dhe kolegët e saj studentë në këtë film të shkurtër frymëzues.

Philip Okpokoro është një regjisor dhe kinematograf nigerian me një rekord mbresëlënës si në regjinë e dokumentarit ashtu edhe në atë të drejtpërdrejtë televiziv. Ai ka drejtuar një gamë të gjerë projektesh filmike nga televizioni live i nivelit të lartë deri tek dokumentarët intimë për transmetuesit globalë dhe është vlerësuar si regjisori më i mirë i fotografisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts