Makina del nga rruga në Librazhd, raportohet për 3 të plagosur

Një aksident i rëndë është regjistruar sot në Librazhd, ku një makinë ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga një lartësi. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur kthesa e ‘Labidarit’ në Librazhd.

Në automjet mësohet se udhëtonin 3 persona, të cilët kanë mbetur të plagosur.

Burime bëjnë me dije se personi i lënduar më rëndë, është dërguar drejt spitalit të Elbasanit për ndihmë mjekësore më të specializuar, pasi ka dëmtime në kokë. Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISE
Rreth orës 12:00, në aksin rrugor “Librazhd-Elbasan”, shtetasi A. L., 20 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes së automjetit nga rruga është dëmtuar 20-vjeçari, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts