Ikona e muzikës turke, Ibrahim Tatlises, ka kënduar para fansave të tij duke u ulur në një karrocë me këmbët e fashuara.
70-vjeçari u përfshi në një aksident rrugor ditën e djeshme në qytetin e Bodrumit, mirëpo përkundër frakturave në shputa, u largua nga spitali ku po trajtohej për ta mbajtur koncertin e paralajmëruar për ku ishte nisur.

Këngëtari legjendar u nis me autoambulancë për të shkuar në lokalin ku duhej të performonte siç ishte planifikuar – njofton Cumhuryet.
İbrahim Tatlıses, ayaklarında alçıyla tekerlekli sandalyede konser verdi.
— Yeni Şafak (@yenisafak) August 25, 2022
“Ne patëm një aksident sot, Zoti i Plotfuqishëm dërgoi engjëjt e tij, vetura jonë po rrotullohej në përrua. I premtova publikut tim këtë mbrëmje, thashë se do të dal në skenë, faleminderit fëmijëve të mi dhe familjes sime, dua të falënderoj gjithashtu policinë, xhandarmërinë dhe spitalin tonë, ata u kujdesën shumë për ne”, është shprehur Tatlises në skenë para se të niste interpretimin.
Këngëtari pësoi fraktura në kockat e shputave pas përplasjes së automjetit me një kamion, ndërsa ai kishte mbetur i bllokuar derisa u nxor nga ekipet e shpëtimit.
Sabah saatlerinde geçirdiği kaza sonucu ölümden dönen İbrahim Tatlıses, hastaneden konserine gitti. Tatlıses, ayakları alçıda böyle konser verdi.
— Aykırı (@aykiricomtr) August 25, 2022
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al