Makina fluturuese nuk është më thjesht një koncept

23:06 01/07/2021

Realizohet me sukses fluturimi mes dy qyteteve në Sllovaki

“Klein Vision’s AirCar” fluturoi midis Nitra-së dhe kryeqytetit Bratislavë të hënën, sipas një njoftimi për shtyp që u publikua ditën e mërkurë.

Prototipi i “AirCar” përbëhet nga një motorr BMW me 160 kuaj/fuqi dhe vjen i pajisur me një helikë statike. Transformohet nga një avion në një automjet tokësor në më pak se 3 minuta.

Tashmë ka realizur rreth 40 orë fluturim prove, sipas Klein Vision, duke përfshirë një fluturim në rreth 2500 metra lartësi dhe duke arritur një shpejtësi udhëtimi deri në 190 km/orë. Pas uljes ditën e hënë në Bratislavë, avioni u shndërrua në një makinë dhe u drejtua në qendrën e qytetit nga drejtori ekzekutiv i Klein Vision dhe bashkëthemeluesi i kompanisë Anton Zajac.

“AirCar (makina fluturuese) tashmë nuk është thjesht një dëshmi konceptuale,” u shpreh Zajac në një deklaratë për shtyp. “E ka shndërruar fantashkencën në realitet“, shtoi ai.

Një sërë kompanish po eksplorojnë mundësinë e makinave fluturuese pavarësisht pengesave apo diskutimeve në lidhje me sigurinë dhe besueshmërinë e tyre. /tvklan.al

“”Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al “”

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *