Makina lëvizte në trotuar, policia identifikon shoferin dhe i vendos gjobë të majme

DURRËS

Policia e Durrësit ka identifikuar dhe ka gjobitur drejtuesin e një automjeti, i cili lëvizte në trotuar.

Reagimi ka ardhur pas publikimit të videos në të cilën makina shfaqej duke qarkulluar në pjesën e dedikuar këmbësorëve.

Durres
Durres

“Menjëherë pas publikimit të videos, shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Durrës kanë kryer verifikimet për automjetin dhe kanë ndëshkuar drejtuesin e tij, me masën administrative 18 000 lekë të rinj, bazuar në Kodin Rrugor.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, dhe i garanton ata se do të reagojë menjëherë, konform ligjit dhe me paanshmëri”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts