Makina përplas këmbësorin në Shkodër, plagoset 60-vjeçari

makina perplas kembesorin ne shkoder plagoset 60 vjecari
makina perplas kembesorin ne shkoder plagoset 60 vjecari

Aksident në rrugën “Qemal Draçini” në Shkodër, ku një 60-vjeçar ka mbetur i plagosur.

Ngjarja ndodhi rreth orës 10:30, në rrugën “Qemal Draçini”. Mësohet se automjeti me drejtues shtetasin me inicialet Xh. J., 19 vjeç, banues në fshatin Sheldi, Shkodër, ka aksidentuar shtetasin me inicialet B. Ç., 60 vjeç, banues në fshatin Dobër, Malësi e Madhe, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Raportohet se shoferi u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts