Makina përplas motomjetin në Belsh, ndërron jetë drejtuesi 40-vjeçar

makina perplas motomjetin ne belsh nderron jete drejtuesi 40 vjecar
makina perplas motomjetin ne belsh nderron jete drejtuesi 40 vjecar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Belsh.

Automjeti me drejtues shtetasin me iniciale B. C., 49 vjeç, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin S. T., rreth 40 vjeç, banues në Belsh. Si pasojë e aksidentit, shtetasi me iniciale S. T., ka humbur jetën në vendngjarje.

Njoftimi i policisë:

Belsh/Informacion paraprak

Rreth orës 17:30, në aksin rrugor “Cërrik-Belsh”, automjeti me drejtues shtetasin B. C., 49 vjeç, banues në Belsh ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin S. T., rreth 40 vjeç, banues në Belsh. Si pasojë e aksidentit, shtetasi S. T., ka humbur jetën në vendngjarje.

Ndërkaq, drejtuesi i automjetit është ndaluar në ambientet e Policisë, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts