Makina përshkon me shpejtësi trotuarin

makina pershkon me shpejtesi trotuarin
makina pershkon me shpejtesi trotuarin

20:20 08/06/2022

Humb jetën 1 mësuese, plagosen 12 persona

Banorët e Berlinit dhe turistë të huaj u terrorizuan paraditen e kësaj të Mërkure nga ky automjet që përfundoi brenda një dyqani, pasi përshkoi me shpejtësi në trotuarin e një prej zonave më të njohura turistike të kryeqytetit gjerman. Bilanci, 1 viktimë dhe 12 të plagosur.

Automjeti tip Reno Clio goditi për vdekje një mësuese dhe plagosi disa nxënës të një shkolle, që vizitonin zonën. Policia ka  arrestuar drejtuesin, një 29-vjeçar me origjinë armene. Hetimet për të zbuluar shkaqet e ngjarjes vijojnë  teksa në makinën e autorit, i cili kishte precedent të mëparshëm penal është gjetur një letër shfajësimi. Dyshimet paraprake janë se sulmi mund të ketë ndodhur për arsye politike.

Zonat e këmbësorëve në Berlin kanë qenë vitet e fundit në shenjestër të akteve terroriste me dhjetëra viktima.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts