Makina presidenciale e Joe Biden, një anije kozmike me katër rrota

22:20 01/11/2021

Mediat ndërkombëtare e kanë quajtur, makinën e përdorur nga presidenti amerikan Joe Biden një lloj anije kozmike. Makina presidenciale “Cadillac 1”, e cila quhet edhe “bisha”, është një lloj bunkeri me katër rrota. Makina është rezistente ndaj sulmeve të mundshme kimike, zjarrit dhe minave, falë armaturës së blinduar 13 centimetra të trashë.

Gomat e makinës presidenciale  janë të prodhuara nga një material i veçantë dhe janë rezistente ndaj sulmit me raketa dhe janë bërë në mënyrë që nëse janë të papërdorshme në rast dëmtimi, makina të mund të vazhdojë lëvizjen. Dritaret janë prej pesë shtresash, me trashësi totale 13 centimetra. Xhamat nuk mund të hapen, përveç atij pranë shoferit.

Makina e presidentit të SHBA-së është e pajisur me një sistem elektronik dhe telefon satelitor të teknologjisë moderne, që i mundëson presidentit kontakt të vazhdueshëm, të drejtpërdrejtë me zëvendësin e tij dhe Pentagonin dhe kontrollin e potencialeve ushtarake dhe bërthamore të vendit. Makina e fundit presidenciale iu dorëzua Shërbimit Sekret Amerikan në vitin 2018. 

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com