Makina që notojnë në ujë dhe… Pamje apokaliptike nga SHBA, ja fuqia e vërtetë e uraganit Ida (VIDEO)

Uragani Ida prej ditësh ka goditur SHBA-në, ku pasojat janë vërtetë të mëdha. Në një video të bërë virale në rrjete sociale, shihet shkalla e plotë e shkaktuar nga vërshimet.

Në pamjet e publikuara nga BBC shihet se si një stacion hekurudhor nëntokësor është mbuluar nga uji, e po ashtu, makina të tëra notojnë në ujë.
Kryetari i New York-ut, Bill de Blasio, e ka shpallur gjendjen emergjente pas situatës së krijuar dhe ka deklaruar: “Qyteti është duke u përballur me një ngjarje historike të motit dhe kushte të rrezikshme rrugëve.”

Sipas raportimeve të fundit, vërshimet kanë shkaktuar së paku 46 viktima, shumica në New Jersey dhe New York.
Presidenti Biden ka thënë se kriza klimatike tashmë është e pranishme dhe se vendi duhet të jetë më mirë i përgatitur dhe të ndërmarrë veprime në këtë aspekt.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *