Makina shpërthen jashtë spitalit, 3 të arrestuar për terrorizëm në Britani

makina shperthen jashte spitalit 3 te arrestuar per terrorizem ne britani
makina shperthen jashte spitalit 3 te arrestuar per terrorizem ne britani

22:01 14/11/2021

Tre të rinj janë arrestuar për ‘akt terrorist’ pasi një person mbeti i vrarë nga shpërthimi i një makinë jashtë spitalit të grave në Liverpool.

Policia Antiterror tha se të arrestuarit, të moshës 29, 26 dhe 21 vjeç, u ndaluan në lidhje me ngjarjen që ndodhi pak para orës 11:00 të paradites së sotme.

Pasagjeri në makinë, që sipas BBC thuhet se ishte taksi, mbeti i vrarë në vendin e ngjarjes. Ndërsa taksisti mbeti i plagosur dhe ndodhet në spital, në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

Detektivët e Antiterrorit thanë se të arrestuarit u ndaluan në zonën e Kensington. Ata shtuan se po “mbanin një qëndrim të hapur sa i takon arsyes së shpërthimit” dhe se hetimet po vijonin./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts