Makinë “Maybach S-Class” dhe 20 këshilltarë? Flet Veliaj: Akuzat nga analistë që paguhen nga banda e vendosin gjoba!









Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar nga akuzave se ka në pronësi një makinë luksoze tip “Maybach S-Class” dhe se paguan 20 këshilltarë.

 

Gjatë fjalës së tij, në festën e organizuar nga “Forumi i Gruas së Partisë Socialiste” për festat e fundvitit, Veliaj u shpreh se tre këshilltare paguhen nga Fondi Shqiptaro-Amerikan, por për çështje formaliteti borderoja kalon në Bashki që të marrin rrogën.

Ai thekosi se këto këshilltare “përgojohen nga analistë që paguhen nga banda dhe vendosin gjoba”, ndërsa shtoi se makina e tij nuk është “Maybach S-Class”, e cila ka vlerë rreth 200.000 dollarë.

“Dëgjova një idiotësi për këshilltarët në bashki, shumica janë vajza. Tre vajza janë të Fondi Shqiptaro-Amerikan, tre vajza të shkëlqyera, i paguan ky Fond jo Bashkia e Tiranës. Për çështje formaliteti duhet të vijë borderoja në bashki, që pastaj të marrin rrogën. Po janë gra të shkëlqyera që kanë bërë qendra si “TUMO”, ku po mësojnë mijëra fëmijë se si të kodojnë, janë gra të shkëlqyera si ato që kanë bërë Agjencinë tonë të Rinisë.

E filluan si këshilltare të paguara nga amerikanët, që i kalojnë në bordero të bashkisë, por sot kanë bërë gjërat më të bukura në këtë qytet. Unë jo vetëm që nuk e kam kompleks e nuk i fshihem kësaj, por jam super krenar për gocat tona.

Këto gra i përgojojnë burra që i kanë në bordeo medemek sikur paguhen si analistë 500 mijë lekë të vjetra, por të gjithë e dimë që janë gënjeshtarë, të gjithë e dimë që punojnë në të zezë dhe që paguhen nga lloj-lloj bandash dhe të gjithë e dimë që vënë gjoba. Makina ime nuk është ajo që thotë ky analisti, dhe merrem me gra, me zonja që pjesa më e madhe paguhen nga të huajt dhe sa mirë që i kemi në Bashkinë e Tiranës, sepse bëjnë punë të jashtëzakonshme”, tha Veliaj.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.