Maksi Lopez lëshon “avull” në rrjetet sociale, dedikimi për Uandën sjell hije dyshimi








Maksi Lopez thyen heshtjen për herë të parë që kur shpërtheu kriza mes Uanda Narës dhe Mauro Ikardit.

maksi uanda

Ish-sulmuesi komentoi thashethemet që po mbajnë pezull të gjithë botën, dhe këtë e ka bërë duke lëshuar avull në mediat sociale. Vetëm pak javë më parë, argjentinasit kishte arritur një marrëveshje ekonomike me ish-bashkëshorten e tij Uandën: por duke gjykuar nga postimi i publikuar në Instagram , marrëdhënia mes shoëgirl-it argjentinas dhe babait të tre djemve të saj është më rozë nga ç’mund të imagjinohej.

Paqja duket se është kthyer mes Ëandës dhe Ikardit, të cilët kanë marrë pak kohë për të menduar për martesën e tyre. Ndërkohë që kriza u ndez në çiftin e artë, Maksi Lopez ka bërë një dedikim special për tre fëmijët e tij, status kur përmendet dhe UAnda.

“Nuk mund t’i përshkruaj këto javët e fundit me fjalë. Pas kaq shumë vitesh të kem mundësinë për të ndarë gjithë këtë kohë së bashku, kjo sjell në jetën time plot lumturi. Më bën të lumtur që mund të ndihmoj edhe një herë të rritesh së bashku me nënën tënde Uanda, dhurata më e madhe është një jetë plot paqe, dashuri dhe qetësi”.

Ish-sulmuesit i Milanit nuk e harron partneren aktuale:  “Faleminderit Daniela Kristanson që po i përballon këto 4 tërmete gjithmonë me mbështetjen dhe buzëqeshjen tënde të pakushtëzuar”, shkruan Maksi Lopez duket trazuar sërish ujërat e çiftit të njohur.

PANORAMAPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *