Malajzia heq nga programi i vaksinimit AstraZeneca-n

Qeveria e Malajzisë, pas shqetësimeve se vaksina e zhvilluar nga kompania AstraZeneca kundër koronavirusit të ri (COVID-19) shkakton mpiksje të gjakut, hoqi vaksinën nga Lista e Programit të Imunitetit Kombëtar ndaj COVID-19.

Khairy Jamaluddin, ministri malajzian i Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, në një deklaratë për gazetarët theksoi se kanë marrë në konsideratë dyshimet e qytetarëve pavarësisht se është provuar që vaksina AstraZeneca nuk ka ndonjë rrezik.

“Pas bisedĂ«s me kryeministrin dhe ministrin e ShĂ«ndetĂ«sisĂ« kemi hequr vaksinĂ«n AstraZeneca nga lista e vaksinave tĂ« miratuara nĂ« kuadrin e Programit tĂ« Imunitetit KombĂ«tar ndaj COVID-19. PĂ«r tĂ« mos çuar dĂ«m stokun e vaksinave qĂ« posedojmĂ«, vaksinĂ«n AstraZeneca do ta aplikojmĂ« vetĂ«m tek qytetarĂ«t vullnetarĂ«â€, tha Jamaluddin.

Qeveria e Malajzisë kishte në planifikim që të aplikonte tek qytetarët mbi 60-vjeç 268.800 doza të vaksinës AstraZeneca të cilat mbërritën në vend më 23 prill në kuadrin e programit COVAX.

Në Malajzi popullsia e së cilës po afrohet rreth 32 milionë, qeveria ka arritur marrëveshje për të siguruar gjithsej 66,7 milionë doza të vaksinave nga Pfizer-BioNTech, Sinovac, CanSinoBIO dhe Sputnik V.

Deri më sot në Malajzi janë vaksinuar 1.335.641 persona dhe qeveria planifikon që të sigurojë imunitet në masën 70 për qind.//AA

PĂ«r t’u bĂ«rĂ« pjesĂ« e grupit “Balkanweb” mjafton tĂ« klikoni: Join Group dhe kĂ«rkesa do t’ju aprovohet menjĂ«herĂ«. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.