Maldini: Jemi në rrugën e duhur, ja sa shance kemi për titull…








Paolo Maldini ka marrë përsipër të sqarojë të gjitha situatat rreth Milanit, që nga renditja e deri te merkatoja. Lajmi i fundit është ai rreth Ibrës që mund të vijojë karrierën gjetkë, ndërkohë që Skaroni lajmëroi shitjen e klubit.

maldini

Për të gjitha këto, drejtori teknik ka folur në një intervistë për “DAZN”.

Si i vlerësoni deklaratat e Ibrës për një largim të mundshëm?
Të gjithë e dimë çfarë rëndësie ka ai për ne dhe jo vetëm në fushë. Pioli është gjithashtu njeriu kyç i rilindjes sonë sportive. Edhe ky është fakt.

Murinjo ju vlerëson shumë si drejtues…
Më vjen mirë. Të gjithë te Milani e respektojmë. Kam folur në telefon edhe kur u largova nga futbolli i luajtur. Është një fenomen mediatik dhe ajo që ka bërë në karrierë do të mbesë në historinë e futbollit.

Si e vlerësoni organikën e Milanit?
Kemi rrezikuar me zgjedhjet tona sepse nuk blinim dot lojtarë siç bëhej në kohën e Berluskonit. E kishim të pamundur të blinim kampionë të afirmuar dhe vumë bast mbi talente që nuk kishin shpërthyer, si Teo Hernandez apo Brahim Diaz. Të mos harrojmë se sa shumë u diskutua edhe për blerjen e Tonalit tek i cili besonim sepse e kishim parë se si punonte.

Duhej guxim, por ja që po ju shpërblehet…
Patjetër, por edhe nuk kishim rrugë tjetër. Ndihemi më të plotësuar si skuadër krahasuar me vitin e kaluar. Nuk duhet harruar se sa shumë djem të lindur në vitet 2000 kemi. Më vjen mirë për rritjen e tyre në forcë e në vetëbesim.

A është ky mentaliteti i duhur për Milanin?
Patjetër që po dhe ka pasur shumë rëndësi në ecurinë tonë. Kemi pasur dëmtime e të papritura, por falë frymës së grupit kemi arritur rezultate të mëdha.

Kur do ta shohim Milanin e madh si dikur?
Historia dhe tradita nuk na mungojnë. Kemi idenë e një futbolli ofensiv me anë të një skuadre me moshë të re. Rrugëtimi ndoshta mund të jetë më i shpejtë sesa e kishim menduar në filli, por gjithçka varet nga mendësia dhe personaliteti që do të shfaqim, ndaj uroj që djemtë të infektohen nga historia e fanellës që mbajnë veshur.

Sa shanse ka ky grup për titull?
Kemi shumë konkurrencë. Napoli është i fortë, Interi e po ashtu Roma siç e pamë. Edhe skuadrat e vogla po arrijnë t’u marrin pikë të mëdhave. Në kampionat nevojitet vazhdimësi, por është e pamendueshme që të fitosh çdo ndeshje. Hapat fals ndodhin..

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *