Malta sekuestron 740 kilogramë kokainë me destinacion Slloveninë

Zyrtarët doganorë maltezë sekuestruan 740 kilogramë kokainë me pastërti të lartë të fshehur brenda një konteineri me banane, në një rekord të kapjes së drogës.

Kokaina ishte ruajtur në pako prej një kilogram, të fshehura brenda konteinerit prej 40 metrash, i cili ishte nisur nga Ekuadori për në Slloveni.

Sasia e drogës u zbulua pas një skanimi në portin e  Maltës, i cili zbuloi mospërputhje në peshën e kutive që kishin lëndën narkotike me kutitë e tjera brenda konteinerit.

Zyrtarët doganorë vlerësuan që vlera e drogës kapte shifrën mes 90 dhe 100 milionë eurove (109,3 dhe 121,5 milionë dollarë).

Ngarkesa është vepra më e madhe e drogës ndonjëherë në historinë malteze, duke thyer një rekord të konfiskimit të kokainës prej 612 kilogramësh të bërë në fund të vitit 2020. //ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *