Malta, shteti i parë europian që legalizon përdorimin personal të kanabisit

09:50 15/12/2021

Malta është bërë shteti i parë në Europë i cili legalizon kultivimin dhe përdorimin vetjak të kanabisit. Të rriturit do të lejohet të mbajnë deri në 7 gramë kanabis dhe të rrisin jo më shumë se 4 bimë në shtëpitë e tyre.

Por, tymsoja e tij në publik apo në prani të fëmijëve është e paligjshme. Ndëshkimi do të përkojë me 235 Euro gjobë për rastin e parë dhe 500 Euro për ata që tymosin përpara personave nën 18 vjeç. Personave që iu gjendet më shumë se 7 gramë kanabis, por më pak se 28 gramë do të gjobiten me 100 Euro.

Shoqata të posaçme për shpërndarjen e drogës apo farave për kultivimin do të ngrihen për të rregulluar sasinë e blerjes dhe një person mund të jetë anëtar i vetëm njërës prej tyre. Do të ketë gjithashtu mbështetje për të miturit që iu gjendet kanabis. Këtyre të fundit do iu rekomandohet një trajtim në vend të arrestit apo akuzave kriminale.

Shtete të tjera kanë plane të ngjashme, përfshirë Gjermaninë, Luksemburgun dhe Zvricrën. Hollanda e toleron përdorimin e kanabisit nën rrethana të veçanta./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *